info@delano.al
+355 673 335266
Rr. G.W.Bush, Tirane

Restoranti jonë Delano Restaurant ju fton të shijoni kuzhinën  Mesdhetare , mikpritjen e ngrohtë dhe shërbimin e pashembullt . Menu-ja jonë sezonale konsiston në pjata elegante me një ndikim të thjeshtë (Rustick ) që demostrojnë qartë lidhjen që ne kemi me fermerët lokalë , peshkatarët dhe bujqërit.
Tek ne ingredientët kryesore janë organike dhe natyralë, garanci për një cilësi të lartë të vlerave ushqimore. Delano gjithashtu ofron cdo ditë shërbimin e mëngjesit dhe drekës për të gjithë klientët e saj . Vendi ideal për takime biznesi, ose për të shijuar momente të paharrueshme me miqtë tuaj. Për çdo lloj eventi apo gëzimi familjar. Përveç dhomës sëngrënies kryesore ne mund t’ju ofrojmë një nga katër ambjentet tona Prive. Provo të shijosh një darkë me ne në Delano dhe ne do t’ju ofrojmë eksperiencën e paharrueshme të shijes dhe komfortit në Tiranë.

Bari yne:
Delano është një nga baret më të sofistikuar te ndodhur  në zemër të Tiranës. Ai siguron përvojën ku luksi takon komfortin dhe produkti takon cilësinë. Delano ofron ambient te rehatshëm  me  2 baret e saj,  dhe një restorant, tek i cili mund të shijoni pjatat e shijshme mesdhetare. Ky koncept i lejon klientëve tanë të shijojnë kokteil-et, restorantin , dhe  zbavitjen në një ambient të vetëm . Sepse vetëm Delano është e gjitha në një , i rehatshëm gjatë ditës dhe i sofistikuar në mbrëmje! Tek ne ju mund të shijoni kafen e mëngjesit , çajrat organike apo lëngjet e shtrydhura  nga fruta të freskëta dhe bio!
Delano Lounge është  vendi  ku ju mund të shijoni muzikën live dhe të provoni kokteil-et special premium apo edhe verën e zgjedhur në një atmosferë  të qetë dhe  relaksuese.