Delano

Restorant

Restoranti yne:

Delano Restaurant ju fton të shijoni  kuzhinën e mirëfilltë mesdhetare , mikpritjen e ngrohtë dhe shërbimin cilesor.
Menu-ja jonë sezonale konsiston në pjata elegante me një ndikim të thjeshtë (Rustick ) që  demostrojnë qartë lidhjen që ne kemi me fermerët lokalë , peshkatarët dhe bujqërit.
Tek ne ingredientët kryesore janë organike dhe natyralë, garanci për një cilësi të lartë të vlerave ushqimore.
Delano gjithashtu ofron çdo ditë shërbimin e mëngjesit, drekës dhe darkës për të gjithë klientët e saj . Vendi ideal për takime biznesi, ose për të shijuar momente të paharrueshme me miqtë tuaj. Për çdo lloj eventi apo gëzimi familjar. Përveç dhomës së ngrënies kryesore ne mund t’ju ofrojmë një nga katër ambientet tona Prive. Provo të shijosh një darkë me ne në Delano dhe ne do t’ju ofrojmë eksperiencën e paharrueshme të shijes dhe komfortit në Tiranë.

Kuzhina Mesdhetare

Eksperimentoni shijen e mrekullueshme  të kuzhinës  mesdhetare nën atmosferën e një ambienti unik  dhe shërbimit te pakrahasueshëm të një stafi të përzgjedhur!

Një menu perfektë që fillon nga prodhimet e detit, specialitetet e mishit duke mos lenë  pa sjelle  për ju , shije  dhe aroma  që vetëm Delano ofron.

Ju garantojmë cilësinë maksimale duke përzgjedhur çdo ingredient me kujdes me synimin për të sjelle shijen origjinale të kuzhinës mesdhetare. Pjata te veçanta plot shije dhe ngjyra me ingredient bio për të gjithë klientët tanë sepse ne besojmë te cilësia dhe te ushqyerit shëndeshëm!

Kuzhina Italiane

Shijoni prodhimet e Brumit të bëra vete ‘Home made Pasta’ ne Delano Restaurant  .Sjellim për ju eksperiencën me të mirë italiane  dhe traditën e tyre  vetëm   me përbërës të freskët. Pjata të veçanta plot shije dhe ngjyra.

Dreka te rëndësishmesh pune me tërë privatësive e mundshme qe ofrojnë vetëm  ambientet Prive për te garantuar një ecuri te qetë të bisedave vetëm në Delano, ku shërbimit cilësor mund tja kalojnë  vetëm pjatat plot fantazi të Shefit tonë me te cilin krenohemi.

Ëmbëlsirat  Delano

Për diçka të ëmbël ,për të apasionuarit e ëmbëlsirave të freskëta dhe shijeve origjinale Delano ofron ëmbëlsira të freskëta dhe plot shije .Krenohemi që sjellim te ju shije unike ,si tortën Sacher (Tortën origjinale Vjeneze), një nga disa  ekskluzivetet e Delano lounge & Restaurant.

« 1 of 2 »