Delano Restaurant ju fton të shijoni kuzhinën Mesdhetare , mikpritjen e ngrohtë dhe shërbimin e pashembullt . Menu-ja jonë sezonale konsiston në pjata elegante me një ndikim të thjeshtë (Rustick ) që demostrojnë qartë lidhjen që ne kemi me fermerët lokalë , peshkatarët dhe bujqërit.
Tek ne ingredientët kryesore janë organike dhe natyralë, garanci për një cilësi të lartë të vlerave ushqimore. Delano gjithashtu ofron cdo ditë shërbimin e mëngjesit dhe drekës për të gjithë klientët e saj . Vendi ideal për takime biznesi, ose për të shijuar momente të paharrueshme me miqtë tuaj. Për çdo lloj eventi apo gëzimi familjar. Përveç dhomës sëngrënies kryesore ne mund t’ju ofrojmë një nga katër ambjentet tona Prive. Provo të shijosh një darkë me ne në Delano dhe ne do t’ju ofrojmë eksperiencën e paharrueshme të shijes dhe komfortit në Tiranë.

























Bari yne:
Delano është një nga baret më të sofistikuar te ndodhur në zemër të Tiranës. Ai siguron përvojën ku luksi takon komfortin dhe produkti takon cilësinë. Delano ofron ambient te rehatshëm me 2 baret e saj, dhe një restorant, tek i cili mund të shijoni pjatat e shijshme mesdhetare. Ky koncept i lejon klientëve tanë të shijojnë kokteil-et, restorantin , dhe zbavitjen në një ambient të vetëm . Sepse vetëm Delano është e gjitha në një , i rehatshëm gjatë ditës dhe i sofistikuar në mbrëmje! Tek ne ju mund të shijoni kafen e mëngjesit , çajrat organike apo lëngjet e shtrydhura nga fruta të freskëta dhe bio!
Delano Lounge është vendi ku ju mund të shijoni muzikën live dhe të provoni kokteil-et special premium apo edhe verën e zgjedhur në një atmosferë të qetë dhe relaksuese.
Restorant
Delano Restaurant ju fton të shijoni kuzhinën e mirëfilltë mesdhetare , mikpritjen e ngrohtë dhe shërbimin cilesor.
Menu-ja jonë sezonale konsiston në pjata elegante me një ndikim të thjeshtë (Rustick ) që demostrojnë qartë lidhjen që ne kemi me fermerët lokalë , peshkatarët dhe bujqërit.
Tek ne ingredientët kryesore janë organike dhe natyralë, garanci për një cilësi të lartë të vlerave ushqimore.
Delano gjithashtu ofron çdo ditë shërbimin e mëngjesit, drekës dhe darkës për të gjithë klientët e saj . Vendi ideal për takime biznesi, ose për të shijuar momente të paharrueshme me miqtë tuaj. Për çdo lloj eventi apo gëzimi familjar. Përveç dhomës së ngrënies kryesore ne mund t’ju ofrojmë një nga katër ambientet tona Prive. Provo të shijosh një darkë me ne në Delano dhe ne do t’ju ofrojmë eksperiencën e paharrueshme të shijes dhe komfortit në Tiranë.


Prive
Restoranti ynë krenohet me kuzhinën dhe ambientet unike qe ofron , dhome Prive dhe gjysme Prive për një mbrëmje pune apo gëzime familjare .
Ne besojmë te cilësia e shërbimit dhe mikpritja, komoditeti i ambienteve te veçuara dhe buzëqeshja e sinqerte e një stafi te trajnuar!Ambiente te ngrohta dhe komode për një dreke te shijshme me koleget e fare afër zyrave te punës…
Event
Fundjava vjen shpejt dhe vetëm në Delano, ajo mund te shijohet ndryshe !
Një gotë vere apo kokteil-et e shijshme me miq apo kolege duke shijuar ne sfond muzikën live të këngëtareve me te talentuar Jazz ! Çdo fundjave ofrojmë muzike live si : Jazz ,Funk ,Bossa Nova etj
Tek ne nuk mungojnë as degustimet e verave apo kuzhinave të ndryshme si asaj spanjolle , japoneze apo meksikane.
